Plot 36 tituj, Juventus shpallet kampion i Serie A për të 9 vit radhazi (VIDEO)

Juventus është zyrtarisht kampion i Italisë për sezonin 2019/2020.

Bardhezinjtë kanë mposhtur 2-0 Sampdorian me golat e Ronaldos dhe Bernandeshchit, ku Ronaldo vlen të theksohet se humbi dhe një 11-metërsh në minutat e fundit, shkruan Albeu.com.

Ky ishte titulli i 9 radhazi për Zonjën e Vjetër dhe i 36 në historinë e klubit, edhe pse tifozët njohin 38 për shkak të 2 titujve te hequr në sezonet 2004/2005 dhe 2005/2006 për shkak të Calciopolit.

Ndërkohë, për Sarrin ky është trofeu i parë që fiton si trajner në Itali. /albeu.com/


Shtuar 26.07.2020 21:44