Prej mbrëmjes së djeshme në Shqipëri ka nisur numërimi i votave në Shqipëri.
PS kryeson bindshëm në rang kombëtar ku deri tani ka 77 mandate deputete por në orët e fundit është vënë re një rritje e PD në vota e cila tashmë (ora 14:32) është me 39.01 % përkundër PS me 49.3 % të votave.
PS ka pësuar një rënie të lehtë orë pas ore ku vetëm 1 orë më parë gjendej në shifrat e 49.64 % të votave.
Nga 12 qarqet në Shqipëri, KQZ bën me dije se PS kryeson ndjeshëm në 9 qarqe duke lënë PD me vetëm 3 qarqe në kryesim.
Deri në orën 13:41, të dhënat zyrtare flasin:
PS– 77 mandate – 331 713 vota/49.28 %
PD-56 mandate- 247 600 vota/ 38.9 %
LSI– 5 mandate- 45 277 vota / 7.11 %
PSD– 2 mandate- 12 785 vota / 2.01 %
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ mes PS dhe PD deri tani ka një diferencë prej 84 mijë votash. /albeu.com/