“Të përkëdhelin nga të dyja palët”, Nikolla debat “të nxehtë” me Flamur Nokën në Kuvend

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe deputeti demokrat Flamur Noka kanë debatuar me njëri-tjetrin në seancën e sotme plenare.

Debatet nisën pasi Noka e akuzoi Nikollën se po “përkëdhelet nga të dyja palët.”

“Ka një sinkronizim për të të përkëdhelur ty nga të dyja palët. Enkelejdi apo Edi Rama. Nuk ka nevojë të shohin tango dyshe që zgjat për orë të tëra”, u shpreh Noka.

“Komentet nuk janë procedurë. Jam kryetare dhe kam detyrim të respektoj rregulloren…Ato komente bëja ndonjë shoqes tuaj”, u shpreh Nikolla./albeu.com/


Shtuar 16.06.2022 13:22