E mbani mend herën e fundit kur keni parë një film ose dokumentar në televizor? ..
Mund të ketë qenë dje, sot, ose para një kohë të gjatë, duke marrë parasysh se telefoni dhe kompjuteri po zëvendësojnë dalengadalë një nga objketet më të dashura për shumë familje.
Megjithatë në artikullin e sotëm ju propozojmë si të pastroni ekranin e tij, i cili shpeshherë mbledh të gjitha pluhurat dhe papastëritë që qarkullojnë në shtëpi.
1.Fikni televizorin: Përpara se të procedoni me pastrimin e tij, duhet ta fikni pasi vetëm në këtë mënyrë mund të dalloni pluhurat ose shenjat e gishtërinjve që gjenden mbi të.
2.Krijoni një solucion larës në kushte shtëpie duke bashkuar 100 ml uthull molle me 500 ml ujë të vakët.
Njomni pjesën e butë të sfungjerit në larësin e mësipërm dhe fërkoni gjithë sipërfaqen e tij dhe kornizën e jashtme. Më pas fshijeni atë me ndihmën e një lecke të thatë me mikrofibra.
3.Nëse vini re se në sipërfaqen e ekranit të televizorit ka tek-tuk ndonjë shenjë gërvishtjeje, mund ta pastroni me një tampon pambuku dhe vazelinë. Do të habiteni, por edhe do të na falenderoni kur të shihni rezultatin përfundimtar./albeu.com