Shifër rekord, sa fletë votimi u shpallën të pavlefshme

Deri më tani KQZ ka numëruar gati 100 000 vota të hedhura në 367 kuti votimi në të gjithë vendin, por ajo që bie në sy është numri i lartë i fletëve të votimit të pavlefshme.

Mësohet se deri më tani janë shpallur ta pavlefshme 5 169 fletë votimi ose më tepër se 5 % e totalit të hedhura në kutitë e votimit, raporton abcnews.al.

Kjo shifër është rekord krahasuar me zgjedhjet e 2017, në të cilat u konstatuan 1.98 për qind fletë votimi të pavlefshme.

Shqiptarëve iu është dashur të bëjnë dy zgjedhje në fletën e votimit, ku krahas partisë jepej pëlqimi edhe për kandidatin, gjë që ka vështirësuar procesin për shumë votues. Me një vendim të fundit u hoq edhe emri i kandidatëve nga fleta e votimit duke lënë aty vetëm numra, gjë për të cilën u paralajumërua se do të rriste numrin e fletëve të votimit të pavlefshme.


Shtuar 26.04.2021 03:58