Jonida Vokshi shtatzanë? Moderatorja zbulon të vërtetën (FOTO LAJM)

Dukej se Jonida Vokshi nuk kishte në plan të fliste për shtatzëninë, por në përfundim të intervistës mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, ku aktorja foli për pjesëmarrjen e saj në jurinë e “Top Talent”, Isli Islami e pyeti ashtu rrëmbimthi “si shkon shtatzënia”.

“Cila shtatzëni?” u shpreh duke qeshur Vokshi. “Unë di që kur të kem diçka për të thënë, do ta them vetë.”

Të lidhura

None found

Pak më shumë se një javë më parë, burime për Revista Who u shprehën se Jonida dhe partneri i saj, Besnik Krapi, janë në pritje të fëmijës së parë.

Reagimi në “Wake Up: ishte nga një anë një mënyrë për të thënë “jo, nuk jam shtatzënë”, ose një shmangie e pyetjes me stil.

Jonida dhe Besniku u martuan në shtator të 2019-s, në një ceremoni të mbajtur në Malin e Robit, në plazhin e Golemit.


Shtuar 20.01.2020 09:55