Këngëtarët e klubeve të natës po protestojnë përpara Kryeministrisë kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e lokaleve të natës dhe muzikës pas orës 20:00.
Protesta është në kundërshtim me vendimin e qeverisë për ndalimin e grumbullimit të personave.
Raportohet se aktualisht ka tensione përballë kryeministrisë, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat dy persona, një prej artistëve dhe 1 muzikant.
Vendimi i qeverisë u njoftua, më 20 korrik, nga ministrja e Shëndetësisë Manastirliu, pas rritjes së numrave të të infektuarve.