Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të ditëve të fundit që sipas të cilave kreu i shtetit ka porositur vrasjen e vëllait të ish-deputetit të Partisë Socialiste në qytetin e Lezhës në vitin 2017.
Sipas Metës këto janë histori që vetëm Edi Rama mund ta katandisë jetën politike në këtë nivel. Duke folur në një intervistë për emisionin ‘Open’ në News 24, Meta ka shpjeguar se ai ka zero interes në këto histori dhe se atë asgjë nuk e ndal pas 24 korrikut.
Pjesë nga intervista:
Po sa i përket akuzave në media, ku SPAK ka dalë dhe i ka përgënjeshtruar në fakt, që një nga të penduarit Dumani ka deklaruar se ju keni porositur një vrasje?
Meta: E dashur Eni këto historitë që nga Durim Bami që e merrte ish-ministri i Edi Ramës në Ministrinë e Brendshme dhe histori të tjera.
Këto janë histori që vetëm Edi Rama mund ta katandisë jetën politike në këtë nivel.
Gazetari në fjalë ka thënë që “unë nuk e besoj” dhe se SPAK duhet t’i shikojë mirë këto gjëra sepse ka edhe 2-3 deputetë të tjerë? A jeni interesuar ju?
Meta: Unë për këtë çështje kam zero interes. Kam zero interes, nga të gjitha këto çështje asgjë nuk e ndal pas 24 korrikut.
Ka pasur të arrestuar nga partitë politike? A është varur apo i pavarur nga Rilindja
Meta: Ju e dini qëndrimin tim për reformën në drejtësi, që u bë ramaforma.
SPAK-u është i kapur sipas jush?
Opozita ishte pjesë e kapjes së drejtësisë.