Jorida Tabaku, deputetja e Partisë Demokratike është shprehur se Shqipëria po vuan pasojat e krizës shumë më tepër se vendet e tyre. Nga foltorja, Tabaku tha se për vendin tonë çmimet janë rritur e 30%, por paketën e ndihmës e ka me vlerën më të ulët në rajon. Më të lartën sipas saj e ka Maqedonia e Veriut. Deputetja e PD-së tha gjithashtu se ndjehet e ofenduar kur ministrja Delina Ibrahimaj i përmend shkollën.
“Ministrja me një arrogancë të jashtëzakonshme, sa herë që flet më ofendon, siç flas gjithmonë. Del ministrja këtu dhe thotë se ‘ke mësuar ca gjëra në shkollë këtu dhe vjen na i thua, sikur ç’ke bërë’, po në shkollë i mësojmë këto gjëra sepse s’kemi ku tjetër t’i mësojmë. Ç’po ndodh sot me ekonominë shqiptare. INSTAT thotë se vetëm brenda shportës, çmimet janë rritur me 30%. Kjo është situata që po përjeton sot ekonomia. Sot taksa e qarkullimit ka 60% të çmimit në pjesë. Krahasuar me dy vendet e rajonit, sot kemi një bord. A e dini se çfarë po ndodh sot me familjet shqiptare. Të shkojë dikush sot dhe t’i pyesë se çfarë po ndodh. Tre kriza po e prekin Shqipërinë. Qeveria shqiptare ka paketën më të ulët të ndihmës, Maqedonia e Veriut ka atë më të lartën. Kjo është situata, paketa më e ulët, rritje çmimesh,”- tha Tabaku.