Taulant Seferi në radarët e klubit polak

Taulant Seferi ka qenë një nga protagonistët kryesorë të ekipit të Tiranës, të cilët fituan titullin e 26-të të Superiores.

Performanca e tij mbresëlënëse dhe golat e shënuar, kanë bërë që disa ekipe jashtë Shqipërisë të interesohen për të.

Sipas medias polake “ëeszlo.com”, sulmuesi 26-vjeçar ka rënë në radarët e Vidzev Lodz e cila arriti të ngjitet në Superligën polake.

Seferi luajti këtë sezon në total 35 ndeshje me ekipin kryeqytetas, ku shënoi 19 gola. Ai gjithashtu arriti të shënonte edhe golin e parë me kombëtaren e Shqipërisë në barazimin 1-1 ndaj Islandës./h.ll/albeu.com


Shtuar 9.06.2022 12:03