Kryeministri Edi Rama nga Ohri njoftoi se Shqipëria së shpejti do të nënshkruajë marrëveshje me një tjetër “gjigant të furnizimit me energji”.
Sa i takon marrëveshjes me katër vendet e tjera të Ballkanit që morën pjesë në këtë samit, Rama tha se kanë rënë dakord për një grup të përbashkët për krizën që vjen si pasojë e luftës ruse në Ukrainë.
“Me zgjidhjet e përbashkëta që të ndihmojmë njëri tjetrin aq sa është e mundur për të ulur barrën e peshës që ka mbi çdo vend kjo krizë. Se e kam thënë kur disa bënin humor apo qeshin e përqeshnin duke thënë që s’ka krizë, që do vijë momenti s’do jetë më problemi sa u rrit cmimi por ku ta gjejmë energjinë”.
“Shqipëria është i vetmi vend ku çmimi s’është prekur asnjë centim, e subvencionojmë çmimin e familjeve dhe biznesit të vogël”.
Ndërkohë Rama tha se në vijim është rënë dakord që “në aspektin e sigurisë ushqimore do kemi sesion të posacëm në Beograd me panair të madh të ushqimit e verërave të Ballkanit të hapur. Në sigurinë energjitike sesion në Dhqipëri, se tanimë është pika e referimit në rajon për të ardhmen energjitike jo vetëm të vetvetes por dhe të rajonit, e ka shumë gjëra që po zhvillohen. Së shpejti kemi tjetër firmosje me tjetër gjigand të furnizimit energjitik. Një sesion në Maqedoninë e Veriut për konektivtietin, projektet e transportit. Një sektor për turizimin e mjedisin në Malin e Zi.
Me gjithë kumtet e kukuvajkave që bujqësia do falimentonte, bujqësia sot është sektori që po rritet në aspektin e prodhimin e eksportit”, thekson Rama.