ISHP jep këshilla si të përballojmë të nxehtin

Në këto ditë të shoqëruara me temperature të larta si pasojë e prekjes së vendit tonë nga një valë e të nxehtit afrikanë, Insituti i Shëndetit Publik përmes rrjetit social FB jep disa këshilla.

Shmangia e daljes gjatë orëve të nxehta, mbajtja e freskët e ambienteve si dhe konsumi i sa më shumë lëngjeve, fruta, perime dhe veshja me rroba të lehta.

Sipas MeteoAlb, vendi ynë këtë të mërkurë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta ku temperaturat pritet të shkojnë deri në 40°C.

Shmangni daljet nga shtëpia gjatë orëve të nxehta.

Mbani freskët ambientin e shtëpisë.

Freskoni ambientine shtëpisë me kondicioner dhe ventilator, jo më pak se 25 gradë C.

Nëse ju duhet tëkonsumoni ushqime të marra me vete, mundohuni t’i mbani në vende të freskëta.

Vishni veshje të lehta dhe të freskëta, merrni kapele, syze dielli dhe ujë me vete.

Përdorni krem mbrojtës kunër rrezeve të diellit.

Nëse jeni me mjekim konsultohuni me mjekun tuaj.

Medikamentet që përdorni vendosini në ambiente të freskëta, frigorifer.

Kujdesuni për higjenën tuaj, bënmi banjë me temperaturë jo me pak se 25 gradë C./albeu.com