Italia ka arritur të fitojë me vështirësi ndaj Hungarisë me rezultatin 2-1.
I pari që shënoi ishte Barella në minutën e 30-të nga një goditje jashtë zone. Spinazzola ishte ai që asistoi për mesfushorin zikaltër ku ky i fundit nuk gaboi.
Ndeshja nuk ishte aq e thjeshtë për Italinë, pasi Hungaria tentoi disa herë për në portën e Donnarummës por nuk arrinin dot të kalonin mbrojtjen.
Në përfundimin e pjesës së parë, në minutën e 45-të, Politano merr shumë bukur krahun e djathtë duke u futur brenda zonës dhe duke asistuar për Pellegrinin i cili dyfishon rezultatin dhe dërgon ekipet në dhomat e zhveshjes.
Pjesa e dytë ishte ndryshe për Italinë, më e vështirë ndaj një Hungarie e cila kishte hyrë në 45 minutat e dyta me një qëllim të cilin nuk e arriti, por e vuri me shpatulla pas muri ekipin e Mancinit.
Në minutën e 61-të Hungaria ngushton rezultatin në 2-1 falë një autogoli nga mbrojtësi i Romës, Mancini.
Por Hungaria po kërkonte me patjetër edhe golin e barazimit, duke vendosur në vështirësi skuadrën e kaltër por nuk ia arritën qëllimit.
Kështu, italia merr një fitore me vlerë dhe ngjitet në vendin e dytë të grupit 3 në kuotën e 4 pikëve./ h.ll/albeu.com