Me flamurin amerikan majë gomones, Evi Kokalari: Luftova klanin e Këlliçit me gjithë shpirt, shumë shpejt vijmë në pushtet

Aktivistja Evi Kokalari thotë se PD shumë shpejt do të vijë në pushtet tani që sipas saj është rithemeluar.

Kokalari ka thënë se është e lumtur që ka luftuar klanin e Belind Këlliçit në Partinë Demokratike, pasi sipas saj PD ecën përpara vetëm më njerëz dinjitoz në krye.

Krahas postimit ajo është shfaqur në një gomone, e cila mbante lart flamurin amerikan.

Postimi i Kokalarit:

Klani i Belind Këlliçit që janë në Këshillin Kombëtar, ka tre ditë që më sulmon në format më të shëmtuara, me shpifje mbi moralin dhe integritetin tim.

I mirëpres!!

Pislliku dhe degjenerimi juaj është arsyeja që luftova me gjithë shpirt për t’ju prerë rrugën, dhe ja arrita.

Ngushëllime!

PD-ja ecën përpara me njerëz dinjitoz në krye.

Së shpejti në pushtet!!/albeu.com/