Ministri grek nesër vizitë zyrtare në Kosovë, do të zhvillojë takim me presidenten Osmani

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, do të zhvillojë ditën e nesërme një vizitë zyrtare në Kosovë.

Në axhendë është parashikuar që ministri i Jashtëm të zhvillojë një takim me Presidenten Vjosa Osmani rreth orës 15:00.

Sipas njoftimit të Presidencës kosovare, pas takimit nuk pritet të ketë konferencë për shtyp.

Kujtojmë se Greqia është një ndër pesë vendet e Bashkimit Evropian që heziton të njohë Kosovën si shtet të pavarur.