Në Mbretërinë e Bashkuar do të nisë testimi i katër ditëve punë në javë.
Më shumë se 3 mijë punonjës në 70 kompani do të marrin pagë të plotë gjatë testimit të skemës pilot që është më e madhja e përdorur ndonjëherë në botë.
E gjitha kjo vjen në një kohë kur vendi po vuan për fuqi punëtore pasi ka më shumë vende vakante se sa staf në dispozicion.
Programi po koordinohet nga organizata nga grupi që ka ndërmarrë fushatën ‘4 Day Week Global’, organizata Autonomy si dhe akademikë të Oxford, Cambridge dhe Boston College në SHBA.
Në skemën pilot po marrin pjesë biznese të ndryshme si dhe organizata bamirëse. Punonjësit do të marrin 100% të pagës për 80% punë me zotimin se do të prodhojnë 100% të punës të zakonshme.
Disa kritikë thonë se koncepti do të jetë i pamundur që të vihet në zbatim në shërbimet për konsumatorin si dhe punët me shërbim 24/7 pasi do të sjellë kosto shtesë.
Ekonomistë të ndryshëm shprehen se ulja e orëve të punës do të sjellë rritje të standardit të jetesës.