Një trup i pajetë është gjetur në ujërat e liqenit Fierzë-Koman.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për shtetasen me iniciale Z.G 78-vjeçe.
Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi.
Njoftimi:
Tropojë – Rreth orës 18:30, në vendin e quajtur Ura Dushaj, në ujërat e liqenit Fierzë-Koman, Tropojë, është gjetur trupi i pajetë i shtetases Z. G., 78 vjeçe, banuese në fshatin Bukove, Tropojë.
Nga kqyrja paraprake, në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/