Çadi, në Afrikën Qendrore, ka shpallur gjenden e emergjencës ushqimore për shkak të mungesës së furnizimeve me drithëra për shkak të luftës në Ukrainë.
“Gjendja është përkeqësuar jashtëzakonisht gjatë muajve të fundit dhe vendi ka urgjentisht nevojë për ndihma humanitare ndërkombëtare”, tha kreu i qeverisë ushtarake, Mahamat Idriss Déby Itno, në kryeqytetin e vendit N’Xhamena.
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se këtë vit në Çad do të kenë nevojë për ndihmë ushqimore 5.5 milionë vetë, një e treta e popullsisë.
Deri tani për mbështetjen me gjërat më të domosdoshme për banorët e Çadit janë në dispozicion më pak se 16 përqind e 510 milionë dollarëve amerikanë që nevojiten.