Më 3 qershor, ditën e djeshme u bë një vit nga ndarja nga jeta e një nga personalitetetve më të shquar në historinë e teatrit shqiptar, Pirro Mani.
Artisti mbylli sytë në Nju Jork, SHBA, ku jetonte prej disa vjetësh së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe familjen.
Pavlina Mani ka kujtuar një vjetorin e ndarjes nga jeta e të shoqit Pirro Mani.
Pavlina jeton në SHBA dhe bashkë me disa miq kujtuan Pirron e ndjerë.Ajo tha se i mungon i shoqi, sa nuk thuhet.
Një prej personazheve më të njohur që Pirro Mani skaliti përjetësisht në memorien e shqiptarëve është ai i ‘ballistit Sali Protopapa’ në filmin ‘I teti në bronz’.