Një vatër zjarri e evidentuar dje në mbrëmje në jug të ishullit të Sazanit në Vlorë për fat të mirë është vënë nën kontroll.
Për shuarjen e flakëve kanë shkuar në vendngjarje 30 afektivë të anijes së gatshme dhe efektivë të Qendrës së Vëzhgimit Detar, të cilët bënë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.
Në drejtim të Sazanit kanë shkuar edhe efektivët e bazës së Pashalimanit të imbarkuar në anijen P134.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bën të ditur se aktualisht është kufizuar përhapja e zjarrit dhe po punohet për të shuar edhe pjesën e mbetur. Dyshimet e para janë për një zjarr të qëllimshëm.