Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali,
Mësohet se një grua gjeti vdekjen në një aksident rrugor rreth orës 12:00 të ditës së sotme në Itali.
Viktima është shqiptarja Suzana Methasani, e cila jetonte prej vitesh në Valencia.
Një automjet drejtuar nga një burrë 81 vjeçar, banues në zonë ishte shkaktar i aksidentit.
Policia bashkiake ndërhyri dhe agjentët po përpiqen të rindërtojnë dinamikën e aksidentit. Në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë urgjencë, por nuk mund të bënte asgjë për gruan 57 vjeçare.