Zyrtare: Caktohen datat për transferimet në Angli

Liga Premier ka konfirmuar se afati i transferimeve për këtë verë do të hapet më 27 korrik dhe do të përfundojë me 5 tetor.

Pas një takimi të mbajtur mes 20 klubeve të ligës angleze, është vendosur që afati kalimtar të jetë i hapur për më shumë se dy muaj.

Duke marrë parasysh pasojat që ka shkaktuar coronavirusi në futboll, Federata e Futbollit të Anglisë mori vendim që afati të fillojë më 27 korrik.


Shtuar 15.07.2020 13:10