ANALIZA/ Nga Sadami tek Putini, a i dëgjojnë tiranët këshilltarët e tyre?

Tre ditë para se të jepte urdhrin për pushtimin e Ukrainës , presidenti rus Vladimir Putin mblodhi anëtarët e Këshillit të Sigurimit për një mbledhje që do të transmetohej nga televizionet ruse. Në këtë kontekst, Putin pyeti secilin prej tyre nëse ishte dakord me planin e tij për të njohur si shtete të pavarura 2 rajonet separatist të Ukrainës Lindore.

Duke shfaqur haptazi sikletin e tyre, duke u ngatërruar shpesh gjatë fjalës së tyre, të gjithë u përkulën me respekt ndaj vullnetit të udhëheqësit të tyre suprem. Por ky nuk duhet të jetë gjithmonë rasti, kur një diktator absolut dhe brutal takohet me këshilltarët e tij, për të diskutuar një çështje të rëndësishme, sidomos nëse takimi zhvillohet jashtë vëmendjes sëpublikut.

Nëse ndodh kjo e fundit, ata mund ta shprehin hapur mendimin e tyre dhe të ndikojnë në vendimmarrjen e udhëheqësit. Ne e dimë këtë gjë, pasi ekziston një histori e veçantë e një takimi të tillë, që u zhvillua në korrikun e vitit 1986 në kryeqytetin irakian Bagdad, me nismën e diktatorit Sadam Husein.

Amatzia Baram dhe Ban Al–Maliki e tregojnë këtë në një artikull të kohëve të fundit që u botua në “Journal of the Middle East and Africa” me titull “Të thuash të vërtetën në njëdiktaturë:Ideologjia laike kundër real–politikës islamike, një mosmarrëveshje e fortë në Irakun e Sadamit”.

Asnjë regjim i Lindjes së Mesme, theksojnë autorët, “nuk na ka lënë një dokument kaq të detajuar mbi një debat me peshë, në zemër të një regjimi në detyrë, dhe për një temë kaq vendimtare”. Në atë moment në qeverinë e Sadamit, shpjegojnë Baram dhe Al–Maliki, “diskutimet midis liderëve mund të ishin nganjëherë pothuajse të lira”.

Për pasojë, “zyrtarët e lartë të partisë mund t’i thoshin ende të vërtetën atyre që ishin në pushtet”. Siç shkruajnë autorët, ai debat tregon “tensionin midis ideologjisë dhe praktikës, në një regjim diktatorial të orientuar nga ideologjia, dhe shkallën befasuese të lirisë së fjalës”.Çështja në fjalë ishte themelore. Partia Ba’th, në emër të së cilës sundonte Sadami, këmbëngulte për respektimin e shekullarizmit në jetën publike. Por në vitin 1986, Islami kishte fituar një mbështetje kaq të gjerë, saqë Sadami ndjeu nevojën urgjente për ta adresuar këtë sfidë, duke u angazhuar në një dialog me Vëllazërinë Myslimane në Egjipt dhe Sudan. Udhëheqësi irakian zhvilloi një takim gjysmë–orësh me ndihmësit e tij, para ta miratonte atë ndryshim të qasjes. Prania e një figure me peshë si Mishel Aflak, i lindur nga një familje e krishterë dhe bashkëthemelues i partisë Ba’th, e bëri shumë më delikat diskutimin.

Aflak, që kishte një pushtet nominal dhe gëzonte shumë prestigj, donte padyshim që shekullarizmi të mbetej dominues. Pikën kulmore debati e arriti pasi Sadami shpjegoi nismën e tij të propozuar me Vëllazërinë Myslimane. Në atë moment, diskutimit iu bashkua Ministri i Jashtëm i besimit të krishterë, Tarik Aziz.

Aziz i dëgjoi argumentet që dha Sadami, por nuk ishte në dijeni se vetë ishte vetë ky i funditai që e kishte propozuar idenë për atë dialog. Prandaj, Aziz ndërhyri dhe përmes një fjalimi 14-minutësh, u shpreh kundër një ndryshimi të tillë. Ai madje përdori armën më të fundit retorike, duke cituar vetë fjalët e Sadamit, për të kundërshtuar nismën:”Shoku Sadam e bëri shumë të qartë qëndrimin e tij mbi këtë gjë!”.

Autorët shkruajnë:“Me përjashtim të një pauze të shkurtër prej 4 sekondash, askush nuk tha asnjë fjalë, ndërsa ai vazhdoi me ndërhyrjen e tij. Pjesëmarrësit ngrinë në vend nga mosbesimi por edhe frika, pasi duhet ta kenë kuptuar se Aziz nuk e dinte se po sulmonte liderin.

Po ashtu, ata ishin të vetëdijshëm edhe për sedrën e sëmurë që kishte Sadami:kundërshtimi i tij në një forum të tillë ishte më së paku i rrezikshëm. (…) Ndoshta Aziz ishte duke bërë një gabim të rrezikshëm. Sa larg do të shkonte ai me kritikat që po bënte?”.

Çuditërisht, Sadami nuk reagoi ndaj atij kundërshtimi, duke mos urdhëruar ekzekutimin e Aziz, por duke iu bindur atij dhe dy aleatëve të tij (njëri prej të cilëve ishte Aflak). Siç shpjegojnë Baram dhe Al–Maliki:“Në fund, 3 kundërshtarët e detyruan Sadamin të arrinte njëkompromis. (…).

Me sulmin e Aziz ndaj propozimit të tij, Sadami kuptoi se debati kishte hyrë në një fazë potencialisht të rrezikshme. Ai e kuptoi se nëse nuk do të vepronte shpejt, miqtë e tij mund të nisnin të dyshonin se ai ishte gati të braktiste parimet bazë të Ba’th”.

I befasuar, presidenti irakian e modifikoi propozimin e tij të mëhershëm, i pranoi kritikat e bëra ndaj tij, dhe hoqi dorë nga dialogu me Vëllazërinë Myslimane. Por 3 vite më vonë, kur Vëllazëria Myslimane mori pushtetin në Sudan, Sadami i mbështeti ata, duke e bërë shumëjetëshkurtër lëshimin e tij të vitit 1986.

Por fakti që vartësit e tij patën kaq shumë ndikim mbi të, tregon se ndonjëherë një despot ikushton vëmendje edhe asaj që i thonë këshilltarët e tij. Duke u rikthyer në të tashmen, mbledhja televizive e Vladimir Putinit, mund të jetë paraprirë nga një debat privat po aq autentik mbi politikën ukrainase. Ne nuk e dimë nëse presidenti rus është aq i izoluar dhe kapriçioz sa duket. Vladimir Putin mund të jetë vetëm udhëheqësi i grupit. / ”Opinione.it” – Bota.al