Tronditet Vlora, tritol makinës në zonën e Çentrales

Një sasi e dyshuar si tritol është vendosur pranë një automjeti në Vlorë.

Sipas burimeve, ngjarja ndodhi në lagjen Pavarësia në zonën e  Çentrales.

Gjithashtu raportohet se sasia e dyshuar tritol ka shpërthyer rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet, ndërsa në zonë është vendosur dhe perimetri i sigurisë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 30.05.2022, rreth orës 02:55, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, në automjetn tip “Audi”, në pronësi të shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në Elbasan, ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/