Ditën e sotme në rrjete sociale dhe media qarkulloi lajmi se kandidati për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Naser Ziberi ishte pozitiv me COVID-19.
Kjo, pasi ky i fundit u fotografua në spitalin Sistina nga qytetarët.
Por Albeu.com mëson se Ziberi është shëndoshë e mirë dhe nuk është infektuar nga koronavirusi.
Kujtojmë këtu se ky lajm vjen vetëm një ditë para zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut duke ngjallur dyshimet se është përhapur për qëllime politike.
Naser Zyberi do të paraqitet ditën e nesërme për të dhënë votën e tij si të gjithë qytetarët e tjerë. /albeu.com/