Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur pasditen e sotme qytetin verior të Shkodrës.
Të shtënat janë dëgjuar në zonën e njohur si Stacioni i Trenit.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të autorëve.
Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për të lënduar.
Policia po heton për shkaqet e ngjarjes së rëndë dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve që terrorizuan qytetin e Shkodrës pasditen e sotme.