Rikthehen tifozët në Serie A para përfundimit të këtij sezoni?

Serie A po shpreson që tifozët të kthehen në stadiume para përfundimit të stinorit.

Gjitha 20 klubet e Series A kanë mbajtur një takim ku tema e parë e diskutimit ka qenë refuzimi i transmetuesit Sky për të paguar këstin e fundit e pagesës të drejtave televizive për stinorin 2019-20.

Po ashtu klubet kanë thënë se duhet lejuar tifozët në stadiume para mbylljes së këtij stinori.

“Duhet pjesërisht të rihapen stadiumet për publikun, në bashkëpunim të plotë me masat e sigurisë. Në këtë aspekt po finalizohet një protokoll i detajuar, që do t’i dërgohet presidentit të Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina në orët në vazhdim”, është njoftuar nga Lega Serie A.


Shtuar 13.07.2020 14:27