Procesi i votimit në Shqipëri ka nisur me probleme. Në një qendër votimi në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, dhoma e fshehtë e votimit ndodhet afër një kamere sigurie.
Bëhet fjalë pikërisht për QV 2310, ku “dhoma e fshehtë” nuk merr emrin e tillë, pasi lart është kamera e sigurisë, dhe se aty mund të identifikohet lehtësisht se për cilën parti voton zgjedhësi.
Dhe pse thuhet se nuk do lejohen telefonat apo cfarëdo lloj mjeti që fotografon foton, kamera e sigurisë në Elbasan ndodhet sipër kutisë së fshehtë.