Mbajtja e Conference League në Tiranë gjatë mbrëmjes së sotme dhe ardhja në kryeqytetin shqiptar e mijëra tifozëve të huaj, ka bërë që Euro dhe valutat e tjera të huaja të zhvlerësohen përballë lekut.
Rënia e valutave në tregun vendas ka nisur që në fillim të javës.
Mbërritja e mijëra tifozëve holandezë dhe italianë ka sjellë një ofertë të shtuar për lekun.
Për herë të parë në histori monedha e përbashkët europiane ra nën nivelin e 120 lekëve, duke u këmbyer me 119.98 lekë të martën.
Paundi britanik shitet me 139.92 lekë, nivele të njëjta kuotimi me ato të periudhës së Brexit disa vjet më parë, ndërsa dollari amerikan ka qëndruar më stabël, por sërish është zhvlerësuar me 0.23 pikë përqindje që prej të hënës.
Sipas vlerësimeve të autoriteteve numërohen afërsisht 100 mijë tifozë që kanë ardhur për të parë finalen e Conference League mes Romës dhe Feynord.
Tendenca e zhvlerësimit të valutave pritet të vazhdojë gjatë muajve të verës për shkak të nisjes së sezonit turistik.
Zhvlerësimi i euros dobëson të ardhurat për eksportuesit vendas, por pritet të sjellë një efekt pozitiv në reduktimin e çmimeve të produkteve kryesore të mallrave të importit, për shkak të situatës të lartë inflacioniste në Europë.