Një javë më parë ndodhi një aksident me motorr ku si pasojë e tij ka mbetur i dëmtuar një 18 vjecar i cili u transportua drejt spitalit të Traumës.
Ditën e sotme i riu 18-vjeçar ka humbur jetën.
Bjorni Papri nga Elbasani ishte duke ecur me motor ku është përplasur nga një makinë në Shirgjan. 18-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Pas disa ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore, mësohet se ka humbur jetën. Ishin te shumtë ata qytetarë që u mobilizuan për të dhuruar gjak për të riun, por pas disa ditësh në gjendje kome ai sot ka ndërruar jetë.
Kujtojme se drejuesja e mjetit u la ne arrest shtepie pasi ka nje fëmijë nën moshën tre vjeçare.