Presidenti rus Vladimir Putin është takuar me ushtarët e plagosur në Ukrainë dhe i ka përshëndetur si heronj. Ky është takimi i parë i këtij lloji që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, raporton BBC.
Takimet u zhvilluan në spitalin ushtarak Mandryka të Moskës. Putin shtrëngoi duart me ushtarët dhe pyeti një prej tyre për djalin e tij të vogël, duke i thënë: “Ai do të jetë krenar për babanë e tij”.
“Këta janë njerëz që po rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre për hir të njerëzve dhe fëmijëve të Donbasit, për hir të Rusisë. Ata janë të gjithë heronj,” u tha ai zyrtarëve pas takimit me të plagosurit.