Pas incidenteve të shumta të mbremjes së djeshme mes tifozerive dhe policisë kanë përfunduar në SUT 30 persona, 20 prej të cilëve efektivë policie.
Mësohet se të transportuarit në spital kryesisht kanë patur dëmtime të lehta.
Pasi kanë marrë mjekimet, të gjithë janë larguar nga ambientet e spitalit.
Dita e sotme, pritet të jetë akoma edhe më e rënduar sa i përket përplasjeve, pasi një numër i madh tifozësh të tjerë po vijnë në Tiranaë gjatë ditës së sotme.
Policia e Shtetit ka njoftuar se është e përgatitur për çdo rast dhe shpresohet se kjo situatë do të përballohet me sukses./albeu.com