Teksa ditën e nesërme do të mbahet në Tiranë Conference League, mes Romës dhe Feynoordit, Tiranë ditën e sotme nuk ka gjetur qetësi.
Dhuna dhe kaosi ka mbizotëruar në kryeqytetin shqiptar gjatë orëve të mbrëmjes.
Nga përplasja e mbrëmjes së martë mes policisë shqiptare dhe tifozëve holandezë e italianë, kanë mbetur të plagosur 6 efektivë, të cilët janë dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës.
Ndërkohë që janë shoqëruar në komisariat 13 tifozë. Prej mbasdites së të martës Tiranë është pushtuar nga dhuna e huliganëve holandezë dhe atyre italianë, të cilët nën efektet e alkoolit po terrorizojnë qytetarët dhe po bëjnë vepra vandale, duke goditur objekte, madje duke dhunuar edhe makinat e policisë.