Konferenca e Kryetarëve mblidhet sot për caktimin e raundit të tretë për zgjedhjen e presidentit, mundësia e fundit për opozitën

Mazhoranca dhe opozita kanë dështuar të gjejnë gjuhën e përbashkët sa i përkët zgjedhjes së Presidentit të ri.

Dy raundet e para u dogjën, teksa ditën e sotme pritet që Konferenca e Kryetarëve të mblidhet sërish dhe të përcaktojë një datë për raundin e tretë.

Mazhoranca është shprehur se edhe në këtë raund, do t’ia lënë në dorë opozitës për të prezantuar një emët dhe në rast se nuk ndodh ata do ta zgjedhin vetë në raundin e katërt.

Kujtojmë që pas marrëveshjes, me gjithë kundërshtitë dhe refuzimet, ky është raundi i vetëm i mbetur në dispozicion të opozitës, për të propozuar ajo kandidatin e saj për kreun e ri të shtetit, pasi për dy raundet e tjera, maxhoranca i ka numrat dhe mund ta zgjedhë e vetme Presidentin e ri./albeu.com