Udhëheqësi ukrainas nisi fjalimin në Forumin Ekonomik Botëror duke u kërkuar të pranishmëve të marrin në konsideratë rëndësinë e temës së këtij viti: historia në një pikë kthese, shkruan BBC.
Këtë vit, tema është më shumë se retorikë, tha Zelensky, në vend të kësaj është simbolike e një lufte që po vazhdon tani. Ai tha se bota nuk mund të udhëhiqet nga “forca brutale”, përpara se të tregojë “Shtëpinë e Krimeve të Luftës në Rusi” e ndërtuar pranë në Davos është një dëshmi se si shteti është i mbushur me kriminelë lufte.
Rikutjojmë se ndërsa vendimmarrësit kryesorë botërorë po mblidheshin për në Forumin vjetor Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, artistët ukrainas e transformuar “Shtëpinë e Rusisë” – vendin që zakonisht përdoret nga delegatët rusë – në një “Shtëpi për Krimet e Luftës në Rusi”.
Imazhet e shkatërrimit në masë në qytetet ukrainase të bombarduara nga trupat ruse shfaqen dukshëm në një ekspozitë në qytetin alpin zviceran. Pushtimi rus i Ukrainës do të jetë në qendër të mbledhjes katër-ditore.
Asnjë zyrtar apo kompani ruse nuk do të jetë i pranishëm në samitin e këtij viti.