Bashkëshortja e Zelenskyt intervistë ndryshe: Askush nuk më ndan nga burri, madje as lufta

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska ka dhënë një intervistë të rrallë me bashkëshortin e saj, Presidentin Volodymyr Zelensky.

Zelenska ndër të tjera në intervistë ka thënë se “askush nuk më ndan nga burri im, madje as lufta”. Megjithatë ajo pranoi se mezi ishin parë me njëri-tjetrin që kur Rusia pushtoi Ukrainën dhe ishin “shkëputur”, si familjet e tjera.

Kujtojmë se kjo e sotmja është hera e dytë që çifti shihen së bashku që nga fillimi i luftës në Ukrainë./albeu.com


Shtuar 21.05.2022 21:33