Fjalët e para të Mbappe pas rinovimit me PSG

Kylian Mbappe ka komentuar vazhdimin e kontratës me PSG-në.

Sulmuesi nënshkroi një marrëveshje të re deri në vitin 2025.

“Dëshiroj të njoftoj se kam vendosur të vazhdoj kontratën time me Paris Saint-Germain dhe sigurisht jam shumë i lumtur për këtë. Jam i bindur se këtu mund të vazhdoj të rritem në një klub që jep çdo mundësi për të performuar në nivelin më të lartë.

Gjithashtu jam shumë i lumtur që mund të vazhdoj të zhvillohem në Francë, vendin ku linda, u rrita dhe përparova.

Dëshiroj të falënderoj Presidentin Nasser Al-Khelaifi për besimin, mirëkuptimin dhe durimin e tij. Mendoj gjithashtu për të gjithë tifozët e Paris Saint-Germain në Francë dhe në mbarë botën, dhe shfaqjet e panumërta të dashurisë që ata kanë treguar, veçanërisht muajt e fundit. Së bashku, të bashkuar dhe ambicioz”, tha Mbappe. /albeu.com/


Shtuar 21.05.2022 21:22