Sherr me thika në Sarandë, një person përfundon në spital

Një sherr për motive banale ka ndodhur në Sarandë. Dy persona pasi janë konflikuar, njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur tjetrin. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 21.05.022, në lagjen nr.1, Sarandë gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi D. G., ka goditur me mjet prerës shtetasin D. R., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen e shtetasit D. G.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 21.05.2022 19:59