Ashtu siç e konfirmoi edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, operacioni “Plumbi i Artë” vazhdon, pavarësisht se nuk është bërë mediatike.
Gazetari Elton Qyno ka raportuar për Ora News se në qytetin e Durrësit dhe të Fierit, policia dhe prokurorët e SPAK mëngjesin e sotëm kanë ushtruar kontrolle nëpër biznese dhe banesa.
Më shume se 12 janë ngjarjet kriminale që mendohet se janë zbardhur nga dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt.