Ibrahimaj: Qeveria do të konpensojë këtë kategori individësh nëse rriten çmimet

Në rast se çmimet do të vazhdojnë të jenë të larta për një periudhë afatgjatë qeveria mund të vazhdojë të japë pagesat shtesë për familjet në nevojë dhe pensionistët.

Kjo deklaratë vjen nga ministrja e financave, Delina Ibrahimaj, e cilaka folur edhe për rezervat e vajit dhe të grurit në vendin tonë.

Pagesat me vlerë 3000 lekë për shtresat në nevojë do të ndahen edhe në qershor.

Pas këtij muaji, qeveria do të shohë ecurinë çmimeve, për të vazhduar ose jo ndihmën për këto kategori.

Ministrja e Financave tha për Euronews Albania se për momentin tregu nuk vuan nga mungesa e ushqimeve bazë, sidomos grurit dhe vajit që vijnë nga Ukraina e Rusia.

“Normat e inflacionit mujor ka ardhur duke u reduktuar, numërojmë jo vetëm paketën e rezistencës, por edhe faktorë të tjerë të zhvillimit ekonomik. Por duhet kujdes në analizën e çmimeve. Me grurë dhe vaj tregu është stabël; ka ofertë që përmbush nevojat e tregut shqiptar”, tha ministrja.

Çmimet në tregje u rritën pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë dhe për të mbrojtur qytetarët e bizneset qeveria shpalli paketën e rezistencës me 6 pika, një pjesë e të cilave përfundojnë muajin e ardhshëm


Shtuar 20.05.2022 15:32