Dashi
Humori juaj do jetë përgjithësisht i mirë sot dhe do i shihni gjërat më pozitivisht nga më parë. Probleme serioze nuk keni për të pasur asnjë çast. Për ju të dashuruarit dialogu do mbizotërojë gjatë gjithë kohës dhe do merreni vesh për çdo gjë me atë që keni në krah. Ju beqarët do jeni akoma më të privilegjuar. Mund ta takoni princin tuaj të kaltër dhe jeta do ju ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Në punë nuk do lodheni shumë dhe keni për të arritur çdo gjë që dëshironi. Nuk do ju interesojë shumë se çfarë mund të thonë kolegët ziliqarë. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe gjendja do përmirësohet mjaft. Përfitoni për të kryer investimet e menduara.
Demi
Mundohuni sot të mos bëni gjëra që nuk ju pëlqejnë aspak vetëm për hir të të tjerëve. Lëreni veten të lirë dhe do ndiheni më mirë. Harmonia dhe ekuilibri do mbizotërojë nëse keni një lidhje. Do ndiheni mirë në çdo moment dhe nuk do kërkoni asgjë më shumë nga partneri. Nëse jeni beqarë do njiheni me disa persona të këndshëm gjatë një feste pune. Në planin profesional ka shumë mundësi të ndryshoni orientimin dhe do ndiheni më rehat në detyrën e re që do iu jepet. Në planin financiar mos luani shumë me zjarrin sepse keni për t’u djegur keq. Mendoni pak më tepër edhe për të ardhmen.
Binjakët
Ka rrezik të fillojë të fryjë erë në jetën tuaj gjatë kësaj dite. Do i vini në pikëpyetje disa gjëra që keni bërë deri më sot. Nëse keni një lidhje, planetët nuk do jenë të pozicionuar mirë dhe herë pas here mund t’iu lindin edhe disa probleme të vogla. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni për asgjë sepse do bëhet fjalë për të ardhmen tuaj. Nuk humbisni asgjë nëse harxhoni edhe pak kohë për t’u njohur më mirë. Në punë ka shumë mundësi që të luftoni fort për të marrë një post më të rëndësishëm, por për fat të keq nuk është momenti i duhur. Bëni edhe pak durim. Financat do mbeten gjithë kohës të mira dhe nuk do e keni problem të bëni ndonjë shpenzim më tepër.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite nuk do keni shumë durim dhe për gjënë më të vogël do acaroheni. Nuk keni për të kaluar një ditë të qetë. Ju të dashuruarit do jeni shumë të ndjeshëm dhe ka rrezik të lëndoheni edhe për gjëra fare elementare. Ju beqarët do jeni më me fat se kurrë më parë. Do mund të realizoni takime mbresëlënëse dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Në punë mund të zhgënjeheni nga shefat dhe nuk do keni dëshirë të bëni asnjë nga detyrat që iu janë dhënë. Do ju duket e kotë çdo gjë që keni bërë deri më sot. Me shpenzimet tregohuni sa më të matur që të mundeni në mënyrë që të mos keni tronditje më vonë. Duhet menduar edhe për të ardhmen.
Luani
Miqtë dhe familjarët do ju qëndrojnë shumë pranë gjatë kësaj dite dhe do ju nxitin të hidhni hapat e duhura. Pas mesditës do keni më shumë dëshirë për të ecur para. Nëse keni një lidhje duhet të jeni më të disponueshëm ndaj partnerit tuaj dhe duhet t’ia shprehni me mënyra nga më të ndryshme ndjenjat atij. Në të kundërt mund t’ua rrëmbejnë nga duart. Ju beqarët do bëni çdo lëvizje që keni në dorë vetëm për ta ndryshuar statusin. Në punë do jeni më të qartë në mendime dhe do i hidhni me kujdes hapat. Mund të bëni modifikime të vogla, por nuk do lodheni. Dielli dhe Merkuri do ju ndihmojnë ta menaxhoni me kujdes buxhetin dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.
Virgjëresha
Edhe pse dita e sotme do jetë paksa e trazuar ju do keni një aftësi të veçantë për të kaluar çdo lloj sfide që do ju dalë. Nëse keni një lidhje jeta juaj në çift ka për të qenë e jashtëzakonshme. Do kaloni çaste fantastike dhe nuk do e besoni që jeni në realitet. Kurrë më parë nuk kishit ndjerë kënaqësi të tilla. Ju beqarët do jeni mjaft të rezervuar dhe nuk do pranoni të dilni me çdokënd. Në punë pa mbështetjen e madhe nga shefat nuk do mund t’ia dilni kurrë. Ja që ata nuk janë aq të këqij sa duken. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë. Do keni mjaftueshëm të ardhura për të kryer shpenzimet e domosdoshme dhe mund të hiqni edhe disa para mënjanë.
Peshorja
Ditë shumë e favorshme ka për të qenë kjo e sotmja për ju. Nuk do i lini asgjë rastësisë dhe do i bëni planet me shumë kujdes dhe maturi. Për ju të dashuruarit do ketë vetëm momente fantastike kjo e sotmja për. Do ndiheni mirë në çdo moment dhe mund të flisni me partnerin edhe për të ardhmen. Ju beqarët do jeni mjaft tërheqës dhe do merrni propozime të njëpasnjëshme. Duhet të tregoheni të matur dhe jo të hidhni hapa të nxituara. Në punë do dini përherë si të silleni dhe do i nderoni ata që ju kanë punësuar. Ata do ndihen krenarë që ju kanë në stafin e tyre. Buxhetin do arrini ta mbani të qëndrueshëm në çdo moment.
Akrepi
Do i keni shumë të qarta idetë gjatë kësaj dite dhe do dini çfarë vendimesh të merrni. Realitetin do e shihni në sy. Ju të dashuruarit do organizoni një darkë romantike e cila do ju emocionojë pa mase të dy palëve. Kënaqësitë kanë për të qenë akoma më të forta sesa mund ta kishit imagjinuar. Ju beqarët do keni një ditë të tensionuar për shkak të problemeve në punë dhe nuk do e keni mendjen tek dashuria. Në punë do keni teknika të veçanta për të arritur atje ku dëshironi. Sfidat do i kaloni një e nga një dhe asgjë nuk do ju duket e pamundur. Buxheti do jetë i kënaqshëm. Përfitoni për të bërë edhe disa investime.
Shigjetari
Nuk do jeni aspak oportunistë gjatë kësaj dite përkundrazi do jeni me këmbë në tokë dhe do kërkoni aq sa meritoni. Ju të dashuruarit, pas disa ditësh delikate dhe të mbushur me debate do e rigjeni gjuhën e përbashkët me partnerin dhe do i zgjidhni të gjitha problemet. Ju beqarët do keni një ditë të zakonshme. Nuk do mungojnë flirtimet, por asgjë me tepër se kaq nuk do ndodhë. Në punë mos u nxitoni për asgjë, por as mos refuzoni të mendoheni për një post të ri që do ju propozohet. Asnjëherë nuk i dihet çfarë mund të ndodhë nesër. Me shpenzimet duhet të tregoheni më të arsyeshëm nëse doni që gjendja të mbetet e mirë.
Bricjapi
Për shkak të përballjes së madhe të Diellit me Hënën gjërat sot nuk do ju ecin shumë mirë. Për ju të dashuruarit klima yjore nuk do jetë aspak e favorshme për një jetë të qetë. Herë pas here do keni kontradikta të forta me personin në krah. Ju beqarët nuk duhet të mërziteni që nuk do e gjeni princin tuaj të kaltër sepse gjithçka ndodh për një arsye. Pas disa ditësh shumë gjëra do ndryshojnë për ju. Në punë do ju duhet të bëni disa zgjedhje dhe do keni frikë mos gaboni. Mirë është të mos nxitoheni sepse prej hapave të sotme do varet e ardhmja. Me shpenzimet tregohuni të arsyeshëm sepse situata mund të dale çdo moment jashtë kontrollit.
Ujori
Saturni do ju nxitë të tregoheni shumë të duruar gjatë kësaj dite dhe do reflektoni gjatë para se të veproni. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e qëndrueshme do kjo e sotmja. Do dini si të silleni me partnerin dhe si ta mbani atë pranë gjithë kohës. Ju beqarët do mendoni për të shkuarën dhe do bini në melankoli. Për këtë arsye do i refuzoni edhe ftesat që do ju bëhen. Në punë do ju kërkohet të nxitoni pak dhe mund të ndiheni nën presin. Sido që të jetë ju do mundeni t’i kaloni sfidat pa problem. Ambicia nuk do ju mungojë asnjë moment dhe besimin nuk do e humbni asnjëherë. Mund t’iu propozohet edhe një post më i mirë. Financat do dobësohen ndjeshëm për shkak të taksave, faturave dhe borxheve që do shlyeni.
Peshqit
Mundohuni të qëndroni larg personave negativë gjatë kësaj dite dhe të keni më shumë besim tek të afërmit. Për ju të dashuruarit do ketë momente paksa të trazuara. Në disa momente mund të ketë edhe debate të forta për disa detaje të së shkuarës së largët. Nëse jeni beqarë do keni plot takime të papritura, por ata nuk do preferoni të përfitoni. Në punë do ndiheni mirë me detyrën e dhënë dhe do bëni përpjekjet tuaja për të arritur sa më lart. Mos u sforconi dhe bëjeni çdo gjë me plan. Në planin financiar do ju dalin goxha vështirësi. Shpenzoni sa më pak të mundeni që situata të fillojë të stabilizohet shpejt.