Juventusi ka hequr dorë nga opsioni i blerjes së Alvaro Moratas.
E shkruan gazeta spanjolle “Marca”, duke nënvizuar se si klubi i Juventusit ia ka komunikuar tashmë lojtarit këtë vendim.
Morata është në fund të sezonit të dytë të huazimit nga Atletico e Madridit dhe bardhezinjtë, për ta mbajtur, duhet të shpenzojnë 35 milionë euro. Juve u përpoq ta ulte këtë shifër, duke negociuar me “Los Colchoneros”.
Tashmë sulmuesi, kontrata e të cilit me Atleticon skadon në vitin 2023, do të kthehet te klubi spanjoll.