Prokuroria e Tiranës ka pushuar çështjen e Gjergj Cukalit, si i dyshuar për vrasjen e ish policit Arben Bilali në janar të 2019.
Ai u lirua pas disa muajsh burg pasi gjykata konsideroi të papërdorshme analizen e ADN.
Vendimmarrja e prokurorisë pritet të kontrollohet nga gjykatësi paraprak.
Kujtojmë se Cukali u arrestua në maj të vitit të kaluar si i dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali në Tiranë. Ai njihet edhe si një nga “të fortët” e rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë pas disa ngjarjeve të përsëritura në këtë lokalitet. Jo vetëm personazh i njohur në botën e errët të krimit, por 40 vjeçari është edhe mik i ngushtë i Emiljano Shullazit.
Ish-polici u ekzekutua më 30 Janar të vitit 2019 me breshëri kallashnikovi para banesës së tij në Tiranë zonën e Selitës.