Justina Aliaj rrëfen periudhën kur ishte në koma: Isha shumë e lumtur, pashë lule ngjyra-ngjyra

Justina Aliaj është një ndër ikonat e muzikës shkodrane. Edhe pse prej një jete në skenë, ajo vazhdon të jetë më në formë se kurrë.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka folur për periudhën më të vështirë të jetës. Këngëtarja ka treguar se çfarë kaloi në periudhën kur ishte në koma, çfarë pa dhe momentet e lumturisë që ndjeu.

“Isha në koma. Kujtoj shumë nga ajo kohë. Unë e besoj verbërisht që ka një jetë të përtejme. Po kjo ishte sprovë. Shikoja një dritë tuneli, shikoja vetëm ujë, ujë, ujë, lule ngjyra-ngjyra. Uji ishte i kaltër, si jeshil siç nuk e kam parë kurrë më parë. Isha krejt vetëm, isha shumë e lumtur derisa sa shkoja te dera, aty më mbyllej dhe nuk shkoja.

Nuk ka nocion kohe, as gjeografike, asgjë. Ishte jashtëzakonisht bukur. Sot nuk e kam frikë vdekjen.

Mbas asaj sëmundjes më ranë flokët dhe I them vetes si mund të dal në ekran. Filluan të dalin flokët që ishin bosh dhe u përdrodhën. Unë dola, kur ranë isha shumë e mërzitur”, u shpreh ndër të tjera Justina./abcnews.al


Shtuar 16.05.2022 10:34