Zgjedhjet e 25 Prillit që do të mbahen ditën e nesërme janë zgjedhje të cunguara për shkak të pandemisë së COVID-19.
Komiteti Teknik ka vendosur të mos lejohen qytetarët e infektuar me covid-19 ashtu si dhe qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia për të shprehur vullnetin e tyre të lirë në zgjedhjet e së dielës.
Burimet nga ministria bëjnë me dije se të paktën 23,600 qytetarë nuk do mund të votojnë pasi rezultojnë raste aktive me koronavirus në të gjithë vendin.
Të paktën 17 mijë persona të infektuar janë vetëm në Tiranë, që do të ishin të mjaftueshëm për të nxjerrë një mandat deputeti. /albeu.com/