E bleu 6 milion euro, brenda apartamentit super lukzos të Messit në Miami (FOTO LAJM)

Lionel Messi është një nga futbollistët më të pasur në histori dhe si i tillë ai i jep vetes kënaqësinë të ketë shtëpi e prona në gjithë globin, teksa një prej tyre është edhe qyteti i Miami në SHBA.

Një apartament prej 511 metra katrorë (195 metra katrorë tarracë panoramike), me katër dhoma gjumi, katër banjo dhe një dhomë frigoriferike me kapacitet prej një mijë shishesh verë.

Kjo është blerja e fundit e Lionel Messit, në katin e nëntë të një ndërtese luksoze në Sunny Isles, në veri të Miami në, në rezidencën luksoze, Porsche Design.

Sipas The Real Deal, sulmuesi argjentinas i Barcelonës do të kishte paguar 7.3 milion dollarë (6.05 milion euro) për pronën, tashmë të mobiluar dhe me pamje nga deti.

E gjithë ndërtesa ka 39 kate dhe është një nga më luksozet në Miami. Jo pak njerëz e lidhin këtë blerje të Messit me një transferim në Inter Miami, por jo në një të ardhme të afërt.


Shtuar 24.04.2021 10:04