Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është pyetur nga gazetarët për një koment në lidhje me kërkesën e Ramës ndaj SPAK që të hetojë vrasjen e 4 protestuesve të 21 janarit dhe për tragjedinë e Gërdecit.
Në lidhje me këto deklarata të kryeministrit, Mediu ka thënë se nuk ka asnjë koment
“Nuk kam asnjë koment” është shprehur ai.
Po ashtu Mediu u pyet dhe për presidentin e ri, për të cilin tha se në krye të shtetit duhet të jetë në unitet të popullit, nëse opozita nuk ka konsensus mes vete është e kotë të futet ën negociata me mazhorancën
“Në krye të shtetit duhet të jetë në unitet të popullit, nëse opozita nuk ka konsensus mes vete është e kotë të futet ën negociata me mazhorancën.
Ne kemi negociator të përbashkët, e kam thënë kemi qen të hapur për të pasur një proces negociator të unifikuar dhe duhet të gjejmë një kandidaturë të përbashkët. Nuk kemi fol me emrat, të cilat do të vijnë më vonë si pasojë e seriozitetit
Ka pasur diskutime që kanë bërë më parë me PS të cilat do të vazhdojnë, opozita është e gjitha për procesin dhe është e domosdoshme, ky proces duhet të dhurojë një emër konsesual. Duhen disa kushte që të plotësojë presidenti i Republikës të qëndrojë mbi palët dhe të jetë me integritet. Duhet t’i përgjigjet vetëm kushtetutës dhe jo bindjeve politike.
Negociatat nuk duhet të jenë përjashtuese kurse kriteret duhen të përcaktohen qartë mbi atë që përcakton Kushtetuta për zgjedhjen e presidentit . Nëse do të kemi paragjykime nuk do të kemi një emër. Ne kemi qëndrimin tonë dhe flasim për opozitën në momentin kur vijnë kandidaturat dhe nuk ka konsensus atëherë ne do të mbajmë kritika.
Opozita ka detyrim në raport me kushtetutën dhe opozita publik nuk duhet të bojkotojmë procesin dhe të shikojmë nëse Edi Rama do të na dëgjojë propozimin. Kur nuk ka kandidatura dhe është e njëanshme dhe nuk ofron bashkëpunim atëherë opozita të mbajë qëndrimin e vet”, tha Mediu.