E rëndë në Kavajë, 43-vjeçari me probleme të shëndetit mendor godet me thikë një person

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kavajë. Një 43-vjeçar, mesditën e sotme, ka goditur me thikë një 55-vjeçar. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Autori i plagosjes dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor dhe është dërguar në spital.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 12.05.2022, rreth orës 12:15, në lagjen nr. 13, shtetasi G. B., 43 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka goditur me mjet prerës shtetasin G. M., 55 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shtuar 12.05.2022 13:05