Nuk do të ketë vazhdim të mësimit në shkollat e mesme në Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka vendosur që vitit shkollor në arsimin e mesëm të përfundoj më 10 qershor dhe se nuk do të ketë vazhdim të mësimit, për shkak të humbjes nga greva në arsim.

Me këtë vendim është vërtetuar numri i ditëve të mësimit gjatë vitit shkollor 2021/2022 në shkollat e mesme, kështu që janë përcaktuar 146 ditë mësimi dhe se me këtë nuk ka vazhdim të vitit shkollor, përcjell INA.

Të lidhura

None found

Ndërkohë nuk ka një vendim për arsimin fillor, derisa ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri bëri të ditur se po shqyrtohet mundësia e vazhdimit të mësimit edhe pas datës 10 qershor për të kompensuar atë që ka humbur./ina