Ndërsa rrjeti “ziente” për shëndetin e Luana Vjollcës dhe ditën e djeshme foto e saj me shenja dhune bënë bujë, moderatorja ka thyer heshtjen dhe ka prezantuar projektin e saj të ri.
“Thuaje” do të titullohet projekti që mesa duket do të ketë në fokus vajzat dhe gratë. Luana ka ndarë një video ku sjell në vëmendje të gjitha etapat e jetës së saj.
“Tani, prioriteti im është një projekt personal, i cili më shumë se gjithçka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua fort të shërbejë edhe si zëri i secilit prej jush, për të tejkaluar çdo sfidë të jetës. #Thuaje””, shprehej më parë moderatorja.
View this post on Instagram
Përmes saj, moderatorja ka në fokus arritjet e saj personale ndër vite por nuk ka lënë pas dhe angazhimin e saj në muzikë. Kujtojmë se pak kohë më parë moderatorja zbuloi pak më shumë mbi këtë projekt që ka punuar fort prej më shumë se një vit.
Ndërkohë, më herët, Luana tregoi përmes një postimi në Instagram se kishte bërë një tatuazh të ri, i cili nuk ishte rastësisht. Të gjithë të apasionuarit pas tatuazheve, e dinë mjaft mirë kuptimin që ai mbart.
“Semicolon tattoo”, përfaqëson betejat e shëndetit mendor dhe rëndësinë e parandalimit të vetëvrasjeve. Çdo person, i cili ka një tatuazh të tillë në trup, nënkupton që ka kaluar një situatë të vështirë, e cila e ka çuar të mendojë vetëvrasjen, ose dikush i cili është solidarizuar me këtë kauzë.